Pas tensioneve, punonjësit e Pacollit drejt rikthimit në kantierin e Aeroportit të Vlorës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.06.2026, 09:10

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, kompania MABCO pritet të rikthehet në kantierin e Aeroportit të Vlorës për të vijuar punimet, së bashku me nënkontraktorët e saj. Vendimi i riktheu kompanisë të drejtat e administrimit në shoqërinë koncesionare, duke rrëzuar vendimet e mëparshme të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit.

Përplasja mes MABCO dhe 2A Group ka sjellë vonesa në realizimin e projektit të Aeroportit të Vlorës. Më 29 maj, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, u dha kompanive një afat 30-ditor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke paralajmëruar gjoba dhe deri në prishje të kontratës koncesionare në rast të mosrespektimit të afateve.

Konflikti nisi pas mosmarrëveshjeve mbi aksionet e shoqërisë koncesionare. Edhe pse palët kishin firmosur një kontratë për ndryshimin e strukturës së aksioneve, ajo nuk u regjistrua në QKB. Pas padisë së ngritur nga 2A Group, gjykatat vendosën fillimisht masa sigurimi ndaj MABCO-s, por Gjykata e Lartë i rrëzoi këto vendime, duke i hapur rrugë rikthimit të kompanisë në administrimin e projektit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit