Një turiste nga India, e cila kishte zgjedhur Shqipërinë për të vizituar Alpet Shqiptare, u gjend rastësisht mes protestave qytetare në Tiranë, një përvojë që më pas e ndau në rrjetet sociale. Sipas Monitor, Namrata Sarma u njoh me protestat përmes videove në TikTok dhe Instagram, ndërsa pas mbërritjes në kryeqytet u bë pjesë e atmosferës së marshimeve.
Sipas Monitor, përvoja e saj pasqyron një fenomen të njohur si "protest tourism", ku protestat po shndërrohen në pjesë të eksperiencës turistike. Turistja tha se, ndryshe nga protestat në Indi, në Tiranë u ndje e sigurt dhe u befasua nga pjesëmarrja e familjeve, të rinjve dhe të moshuarve në marshime.
Edhe pse nuk ka statistika zyrtare për ndikimin e protestave në turizëm, postimet e shumta të turistëve në rrjetet sociale tregojnë se ato po bëhen pjesë e rrëfimeve të udhëtimit në Shqipëri, ndërsa algoritmet e platformave po u japin atyre jehonë ndërkombëtare.