Tërmeti i dyfishtë në Venezuelë, raportohet për 164 viktima dhe mbi 30 mijë të zhdukur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.06.2026, 01:23

Bilanci i tragjedisë së shkaktuar nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën vijon të rëndohet, ndërsa autoritetet raportojnë se mbi 30 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit po punojnë pa ndërprerje mes rrënojave të ndërtesave të shembura, në përpjekje për të gjetur të mbijetuar. Familjarë të shumtë vazhdojnë të kërkojnë me ankth të afërmit e tyre, ndërsa shpresat zbehen me kalimin e orëve.

Deri më tani, autoritetet kanë konfirmuar 164 viktima dhe qindra të plagosur, por ekziston frika se numri real i të vdekurve mund të rritet ndjeshëm, pasi mijëra persona nuk janë lokalizuar ende.

Sipas vlerësimeve paraprake të ekspertëve, bëhet fjalë për një nga fatkeqësitë natyrore më të rënda që ka goditur Venezuelën në dekadat e fundit, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje në zonat më të prekura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit