PËRDITËSIM: Gjyshe Lefka u gjet shëndoshë e mirë dhe u ribashkua me familjen. JOQ Albania falenderon këdo që bëri të mundur kthimin e saj të sigurt në gjirin e familjes.
Një familje nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një apel urgjent për ndihmë në gjetjen e një të moshuare, e cila rezulton e zhdukur prej disa orësh.
Sipas familjarëve, Lefkë Trajani, 76-vjeçe, e cila vuan nga demenca, është larguar nga banesa në zonën e ish-Tregut Elektrik rreth orës 11:30 të paradites dhe nuk është kthyer më.
Familja shprehet se ka njoftuar menjëherë autoritetet dhe patrullat e policisë janë vënë në dijeni për rastin, por deri tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Të afërmit janë tejet të shqetësuar për gjendjen e 76-vjeçares dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që mund ta kenë parë ose të kenë informacion mbi vendndodhjen e saj, të kontaktojnë në numrin e telefonit: ***********
JOQ Albania i bashkohet apelit të familjes dhe u kërkon qytetarëve të ndajnë këtë njoftim, me shpresën që e moshuara të gjendet sa më shpejt dhe të kthehet shëndoshë e mirë pranë njerëzve të saj.