Kursi i këmbimit valutor në vend ka hyrë në një pikiatë të pashpjegueshme ekonomikisht, duke ngritur alarme të forta mbi atë që po ndodh prapaskenave të tregut financiar dhe zhvillimeve politike në Shqipëri.
Prej ditësh, menjëherë pas nisjes së protestave masive në Tiranë, monedha europiane ka pësuar një rënie të papritur dhe të fortë. Sipas të dhënave zyrtare nga pikat e kembimit valutor të tregut të lirë, sot 1 Euro po blihet me vetëm 93.8 lekë dhe po shitet me 94.5 lekë.
Ajo që e bën situatën krejtësisht anormale është fakti se kjo rënie e Euros po ndodh paralelisht me goditjet më të mëdha që SPAK ka ndërmarrë ndonjëherë. Gjatë ditëve të fundit, Prokuroria e Posaçme ka kryer sekuestrime masive pasurish dhe llogarish bankare në vlera rekord prej mbi 100 milionë eurosh.
Në çdo logjikë të tregut, bllokimi i këtyre përmasave të valutës do të duhej të krijonte mungesë të Euros dhe rrjedhimisht rritje të çmimit të saj. Por në Shqipëri po ndodh e kundërta: Euro vazhdon të bjerë pa ndalur.

Burime dhe analistë dyshojnë se pas kësaj anomalie fshihet një operacion masiv i "injektimit" të parave të pista me urgjencë në treg. Nisja e protestave në kryeqytet duket se ka futur në panik grupet e narkotrafikut.
Përballë rrezikut real të rrëzimit të pushtetit dhe humbjes së garancive politike, eksponentët e krimit të organizuar dyshohet se po sjellin me urgjencë kamionë me euro cash për të krijuar një stabilitet artificial dhe për të mbështetur qeverinë në këtë moment kritik. Ata presin vështirësi të mëdha shumë shpejt, prandaj po lëvizin çdo kapital të mundshëm përpara se situata t'u dalë jashtë kontrollit, shtojnë analistët.
Ndërsa paratë e krimit vërshojnë për të mbrojtur interesat politike, kjo pikiatë e Euros po shkatërron në kohë reale çdo sektor të ndershëm të ekonomisë shqiptare. Goditja është fatale për:
Tregu valutor duket se nuk po udhëhiqet më nga ligjet e ekonomisë, por nga frika e narkotrafikut dhe lëvizjet e tyre të emergjencës në dëm të të gjithë shqiptarëve.