“Më humbën paratë e mortit të vëllait 11-vjeçar”, apeli prekës i motrës: Ju lutem, na e ktheni çantën!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.06.2026, 19:30

Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga motra e 11-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht katër ditë më parë në bregdetin e Durrësit.

Mes dhimbjes për humbjen e vëllait të mitur, ajo tregon se gjatë ditës së sotme ka humbur një çantë të zezë burrash, e cila dyshohet se ka rënë përgjatë zonës së Uznovës në Berat.

Sipas saj, brenda çantës ndodheshin dokumente të rëndësishme, mes tyre një pasaportë në emër të Hilari Shahut, si dhe karta identiteti dhe patenta në emër të Sami Shahut. Në çantë ndodheshin gjithashtu edhe një pjesë e parave të destinuara për shpenzimet e ceremonisë mortore të vëllait 11-vjeçar.

Qytetarja shprehet se kishte ardhur nga Italia për t'u gjendur pranë familjes në këtë moment të vështirë dhe se humbja e çantës i ka rënduar edhe më shumë situatën, pasi dokumentet dhe shuma e parave që ndodheshin brenda saj janë tepër të rëndësishme për familjen.

Ajo u bën thirrje me zemër të gjithë qytetarëve që mund ta kenë gjetur çantën ose të kenë informacion për të, ta kontaktojnë në numrin: +355 68 365 1799.

Nëse dikush e ka gjetur çantën, familja kërkon që të paktën dokumentet t'u rikthehen sa më shpejt, për t'i lehtësuar sadopak në këtë periudhë të dhimbshme që po kalojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit