Një familje nga fshati Kusarth i Elbasanit i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një apel urgjent për ndihmë, pasi një e moshuar 87-vjeçare rezulton e zhdukur prej datës 24 qershor.
Sipas familjarëve, Hatie Hida, 87-vjeçe, e cila vuan nga skleroza, është larguar nga banesa rreth orës 10:00 të paradites dhe nuk është kthyer më. Që prej atij momenti, familja thotë se nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Të afërmit janë të shqetësuar për gjendjen e të moshuarës dhe u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që mund ta kenë parë ose të kenë informacion mbi vendndodhjen e saj, të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit: +355 68 374 2800.
JOQ Albania i bashkohet thirrjes së familjes dhe u kërkon qytetarëve të ndajnë këtë njoftim, me shpresën që 87-vjeçarja të gjendet sa më shpejt dhe të kthehet pranë familjarëve të saj.