Vajza e dëshmorit Tahir Sinani reagon ashpër ndaj Ballës: Gjaku i babait tim do t’ua thyejë qafën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.06.2026, 17:51

Rugova Sinani, vajza e Heroit të Kombit dhe dëshmorit të luftës në Kosovë, Tahir Sinani, ka reaguar me tone të forta ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, pas publikimit të një dokumenti ku përmenden emra luftëtarësh të UÇK-së, mes tyre edhe ai i komandantit legjendar.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shprehet e indinjuar për mënyrën se si është trajtuar figura e babait të saj, duke e konsideruar këtë një fyerje të rëndë ndaj sakrificës dhe kontributit të tij për çështjen kombëtare.

Sipas Rugova Sinanit, Tahir Sinani ishte një nga figurat më të spikatura të luftërave për lirinë e shqiptarëve, i cili sakrifikoi jetën për idealet kombëtare dhe nuk mund të përmendet në kontekste që, sipas saj, cenojnë nderin dhe veprën e tij.

Ajo akuzon Ballën se ka përdhosur emrin e dëshmorit dhe kërkon prej tij një kërkim faljeje publike, duke theksuar se familja e ka përjetuar me dhimbje këtë situatë.

Në reagimin e saj, Rugova Sinani iu drejtua gjithashtu edhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke i bërë thirrje që të mbrojë vlerat e luftës, familjet e dëshmorëve dhe veteranët, pa u përfshirë në debate politike.

“Pas gati 25 vitesh nga rënia dëshmor e babait tim, të përjetosh një poshtërim të tillë është tepër e rëndë”, shprehet ajo, duke nënvizuar se figura e Tahir Sinanit gëzon respekt në mbarë kombin shqiptar dhe nuk duhet të bëhet pjesë e përplasjeve politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit