Ironike se si ish-zari i Ramës Ilir Zela, e ka kritikuar këtë të fundit sot për vendimet e urdhrat që i ka dhënë vartësit të bindur e ky i fundit e ka zbatuar si qen.
Zela, ish-drejtori i AKEP është personi që zbatoi i pari si ushtar urdhrin e Ramës për të bllokuar domain-in e parë të JOQ Albania në Shqipëri kur urdhëroi persekutimin e gazetarëve tanë në kohën e tërmetit.
Interesant është fakti se sot, Zela ka shpërlarë ish-shefin në një reagim të gjatë duke i kërkuar dorëheqjen, por duke qenë njëkohësisht pjesë e llumit që zbatonte urdhrat e Ramës. Qesharak është fakti që domain-i i vjetër i JOQ www.joqalbania.com u mbyll nga AKEP me ligjin e Lojërave të Fatit.

Zela akuzon qeverisjen aktuale për largim nga parimet socialiste, duke e lidhur atë me korrupsionin, oligarkinë dhe kapjen e institucioneve, e ndër të tjera thotë se shumë socialistë po i bashkohen protestave, ndërsa të tjerë po mbrojnë qeverinë nga frika dhe interesi.
Në deklaratën e tij, ish-deputeti socialist kërkon reflektim të thellë brenda PS-së dhe mbështetje të plotë për drejtësinë në luftën kundër korrupsionit. Ai thekson se personat e përfshirë në abuzime duhet të mbajnë përgjegjësi dhe t’i hapin rrugë një brezi të ri drejtuesish.
Sulmet më të forta Zela i rezervon kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se ka humbur lidhjen me bazën socialiste dhe duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

“Edi Rama duhet të kërkojë falje për të gjitha kundërthëniet e tij në krye të PS-së dhe të qeverisë, që nga kriminalizimi i përbërjes së Kuvendit e deri te emërimet e horrave në qeveri, nga shkatërrimi i konceptit të shtetit e deri te largimi nga vendi i më shumë se 1 milion shqiptarëve, nga vonesat në zbatimin e reformës në drejtësi e deri te pengimi i drejtësisë përmes marrjes nën mbrojtje politike të subjekteve të SPAK-ut. Tani maskat kanë rënë dhe Edi Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen, lirimin e rrugës."