Skënder Hita “hakmerret” ndaj rivalit për postin e Drejtorit të Përgjithshëm, sherr në Drejtori

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.06.2026, 16:54

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor, pas një incidenti të ndodhur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Burime bëjnë me dije se Berberi ishte liruar pak ditë më parë nga drejtimi i Policisë së Shkodrës, pas vlerësimeve për performancë të dobët në luftën kundër kultivimit të kanabisit, dhe më pas ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në sektorin e analizës.

Sipas të njëjtave burime, gjatë kësaj të enjteje, ai është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, ku dyshohet se ka përdorur gjuhë fyese dhe ka ushtruar presion verbal, në shenjë pakënaqësie për detyrën e re që i ishte caktuar pas largimit nga Shkodra.

Pas denoncimit të rastit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të tij nga detyra, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur procedurat për hetim disiplinor ndaj ish-zyrtarit.

Paralelisht, drejtoresha e Burimeve Njerëzore ka depozituar kallëzim penal pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke pretenduar se gjatë takimit është përballur me fyerje dhe kërcënime në ushtrimin e funksionit të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit