Shkodrani i çjerr propagandën Evis Salës: Angio Skaneri s’punon, na kërkojnë 250 mijë lekë te privati

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.06.2026, 16:28

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me në krye Evis Salën ka njoftuar sot në rrjetet sociale se në Spitalin Rajonal të Shkodrës është instaluar skaneri i ri 64-slice CT, i pajisur me teknologjinë e avancuar të Angio-Skanerit.

Sipas ministrisë, pajisja e re ofron imazhe me rezolucion të lartë, kohë më të shpejtë ekzaminimi dhe mundësi për diagnostikimin e avancuar të patologjive neurologjike, kardiovaskulare, pulmonare, abdominale, si dhe të rasteve urgjente.

Megjithatë, një pacient i shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës tregon të vërtetën mbi funksionimin e plotë të aparaturës. Ai shprehet se, ndonëse sot Ministria ka propaganduar se skaneri i ri ka mbërritur dhe është vënë në funksion, ai prej 10 ditësh po pret të kryejë një Angio-Skaner, por është informuar se aktualisht pajisja përdoret vetëm për skanera të zakonshëm.

Ai thotë se mjekët i kanë sugjeruar që ekzaminimin Angio-Skaner ta kryejë në një klinikë private, ku kostoja arrin në rreth 250 mijë lekë të vjetra, një shumë që ai thotë se nuk ka mundësi ta përballojë.

Ai u bën thirrje qytetarëve të tjerë që mos bien pre e reklamave dhe propagandës në rrjetet sociale pasi ndodhet vetë në spital dhe realiteti në terren është i ndryshëm nga ai që paraqitet në njoftimet zyrtare.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh JOQ jam nje pacient ne spitalin e Shkodres shof shum postime qe thon skaneri ne spitalin e Shkodres ka ardh i ri edhe eshte ne funksion ka 10 dit qe pres me ba nje Angio Scaner edhe thon nuk punon akoma vetem per skaner te thjeshte. Vetem skaner te thjesht thon jo Angio skaner

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit