“Taksat i paguajmë rregullisht dhe ky është uji që na vjen në shtëpi”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.06.2026, 15:59

Një banor i fshatit Vodëz, në bashkinë e Kuçovës, ka ngritur shqetësimin për cilësinë e ujit që furnizohet në zonë.

Ai thotë se në orët e para të mëngjesit, nga rubinetat del ujë me ngjyrë të errët dhe i papastër, duke e bërë të pamundur

përdorimin e tij për nevojat e përditshme.

Taksa paguajmë rregullisht, por shikoni si na vjen uji. Që në mëngjes është i zi dhe i papastër. Nuk lajmë dot as duart, as enët, as rrobat. Me çfarë do të lahemi?”, shprehet qytetari.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar situatën dhe për të garantuar furnizimin me ujë të pastër dhe të sigurt për konsum dhe përdorim familjar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit