“Stemat në xham shpëtojnë policët nga gjobat, para ligjit ne s’jemi të barabartë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.06.2026, 15:05

Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë tonë një video, ku denoncon trajtimin e pabarabartë nga autoritetet sa i përket parkimeve të gabuara.

Ai ka treguar se në lagjen e tij, mes Qytetit Studenti dhe Tregut Elektrik parkohen shpesh automjete që mbajnë tabela, stema apo pajisje të lidhura me Policinë e Shtetit dhe kjo i bën që ato mos të ndëshkohen me gjobë.

Ndërkohë qytetarët e thjeshtë, që janë edhe banorë të zonës gjobiten çdo ditë duke dëshmuar se ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë.

"Nëse jemi të gjithë të barabartë para ligjit, atëherë ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë. Nuk është hera e parë që më ndodh kjo situatë. Ka shumë makina që parkohen aty dhe nuk gjobiten, ndërsa ne të tjerët ndëshkohemi vazhdimisht", shprehet qytetari në mesazhin e tij.

Ai kërkon që institucionet përkatëse të verifikojnë rastin dhe të sqarojnë nëse masat administrative zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë drejtuesit e mjeteve pasi barazia është një ndër kriteteret bazë të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit