“M’u lut që të shkonte në plazh”, rrëfimi rrëqethës i babait të 11-vjeçares që u mbyt me kushërirën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.06.2026, 14:32

Babai i njërës prej dy vajzave të mitura që humbën jetën tragjikisht në plazhin e Tales ka folur për herë të parë pas ngjarjes që tronditi opinionin publik.

Mes dhimbjes së thellë për humbjen e së bijës, ai ka kujtuar momentet e fundit para tragjedisë, duke treguar se vajza kishte insistuar vazhdimisht që atë ditë të shkonte në plazh me të afërmit.

Mu lut shumë për të shkuar. Nuk e kisha lejuar më parë të shkonte në det, ishte hera e parë”, ka rrëfyer ai.

Babai tregoi gjithashtu se në kohën kur ndodhi ngjarja ndodhej në Durrës dhe se fillimisht nuk ishte informuar për përmasat e tragjedisë.

“Kur ndodhi ngjarja isha në Durrës. Më thanë vetëm se vajzat nuk ishin në gjendje të mirë. Më pas mësova se kishin hyrë në det pa i treguar askujt. Tezja e njërës prej tyre ishte aty, ndërsa kunata ime ndodhej me bashkëshortin”, u shpreh ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 qershor në plazhin e Tales, ku dy kushërirat, Jonida Dajlani, 9 vjeçe, dhe Adelajda Misha, 11 vjeçe, humbën jetën pasi hynë në det për t’u larë. Sipas dëshmive të familjarëve, ato kishin hyrë në ujë pa dijeninë e të rriturve, ndërsa kushtet e vështira në det dhe dallgët e forta ua pamundësuan kthimin në breg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit