Dy tërmete të fuqishme kanë goditur të mërkurën perëndimin e kryeqytetit të Venezuelës, duke shkaktuar shembjen e ndërtesave në Caracas, me persona të bllokuar nën rrënoja dhe me paralajmërime për viktima të shumta dhe dëme të mëdha në vend.
Sipas autoriteteve, të paktën 164 persona kanë humbur jetën dhe 971 të tjerë janë plagosur pas tërmetit më të fortë në më shumë se një shekull.
Tërmeti me magnitudë 7.5 u pasua vetëm 40 sekonda më vonë nga një lëkundje paraprake prej 7.2 ballësh. Mbi 30 pasgoditje janë regjistruar që nga ngjarja kryesore, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet mes rrënojave.
Në këtë situatë të rëndë, një video e veçantë dhe shumë emocionuese vjen nga brenda një shtëpie ku ndodhej një çift i moshuar.
Në momentin që tërmeti shkund shtëpinë, gruaja e sëmurë ndodhet në karrocë, e paaftë për të lëvizur por e frikësuar dhe panikosur nga ajo që po përjetonte. E në këto momente të vështira, bashkëshorti ngrihet në këmbë dhe i qëndron përpara saj si një mburojë, duke i mbajtur dorën dhe duke i dhënë kurajo, ndërsa shtëpia vijon të dridhet nga tërmeti.
Banorët e zonës e kanë përshkruar situatën si “si në film horror”, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet për shkak të dëmeve të mëdha në ndërtesa dhe vazhdimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit. Në vend është shpallur mobilizim i gjerë për ndihma, ndërsa po koordinohet asistencë ndërkombëtare për përballimin e pasojave të katastrofës.