Prodhimi vendas në Shqipëri në vështirësi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.06.2026, 13:33

Ekonomia shqiptare po vijon të orientohet gjithnjë e më shumë drejt importeve, ndërsa sektori prodhues dhe eksportues mbetet në vështirësi. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2025, numri i ndërmarrjeve importuese ka arritur në 15.225, me një rritje prej 3,3% krahasuar me vitin 2024, ndërsa ndërmarrjet eksportuese janë 3.809, me vetëm 0,7% rritje në të njëjtën periudhë.

Struktura e tregtisë vijon të mbetet e pabalancuar, ku importet zënë 71,9% të shkëmbimeve tregtare, ndërsa eksportet vetëm 28,1%. Të dhënat tregojnë gjithashtu se eksportet e mallrave kanë rënë në 346 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 6,1% krahasuar me një vit më parë, çka tregon një dobësim të mëtejshëm të aftësisë eksportuese të ekonomisë.

Analiza e tregut evidenton përqendrim të lartë te një numër i kufizuar kompanish, ku 50 ndërmarrjet më të mëdha realizojnë 53,4% të eksporteve, ndërsa 100 kompanitë më të mëdha mbulojnë 51,7% të importeve. Partneri kryesor tregtar mbetet Bashkimi Evropian, me Italinë në krye, por edhe këtu vihet re rënie e eksporteve, ndërsa sektorët e mallrave të përpunuara vijojnë të dominojnë, pavarësisht tkurrjes, me rritje të lehtë në bujqësi dhe makineri që nuk mjafton për të balancuar deficitin tregtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit