Një video e publikuar në TikTok po bën xhiron e rrjetit dhe po fiton zemrat e mijëra përdoruesve me protagonistin e saj të pazakontë: arushin e vogël të Dobraçit në Shkodër.
Pamjet tregojnë këlyshin e ariut teksa shijon një xhiro plot qejf, i pajisur me një palë syze dhe me një bibiron qumështi në duar, sikur të ishte një personazh i dalë nga një film vizatimor. Qetësia dhe komoditeti me të cilin shfaqet kanë bërë që videoja të shpërndahet me shpejtësi dhe të marrë mijëra reagime e komente.
Nga pamjet duket se i vogli po kalon ditë të lumtura, larg kujdesit të mama bear-it, ndërsa popullariteti i tij në internet vazhdon të rritet. Në një rrjet social të mbushur me përmbajtje të ndryshme, arushi shkodran ka arritur të fitojë vëmendjen e të gjithëve me thjeshtësinë dhe ëmbëlsinë e tij.
Mesa duket, Dobraçi nuk ka nxjerrë vetëm personazhe të njohur, por tani ka edhe një yll të ri të TikTok-ut: arushin me syze dhe bibiron që po shkrin zemrat e shqiptarëve.