Ish-zv/drejtori i TCH krijoi media me grupin kriminal, mori në punë gazetar këshilltarin e Vin Hoxhës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.06.2026, 12:27

SPAK po vijon hetimet në kuadër të një procedimi për pastrim parash dhe aktivitete të dyshuara kriminale, ku në qendër të verifikimeve është edhe krijimi i një mediaje audiovizive në Shqipëri.

Sipas burimeve hetimore, nga analizimi i komunikimeve të siguruara përmes platformës Sky ECC dhe verifikimeve të kryera në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), është identifikuar regjistrimi i medias me emrin tregtar “Abeg TV”, në pronësi të Besnik Myftarit.

Hetuesit dyshojnë se Myftari, ish-zv/drejtor në Top Channel, aktualisht ndodhet i fshehur në Francë.

Sipas të dhënave paraprake, SPAK po verifikon burimin e financimeve dhe lidhjet e mundshme të medias me persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në këtë media janë punësuar rreth 10 gazetarë të njohur të tregut mediatik shqiptar.

Paralelisht, hetimet po shtrihen edhe mbi procedurat e ndjekura nga AMA për dhënien e licencës së televizionit dhe radios, pasi dyshohet se ajo mund të jetë siguruar në kundërshtim me ligjin dhe nën ndikim të mundshëm korruptiv.

Screenshot

Sipas burimeve, në komunikime të dyshuara me anëtarë të një grupi kriminal, Besnik Myftari ka pretenduar se kishte siguruar licencën për median, ndërsa dy konkurrentë të tjerë janë skualifikuar nga gara.

Mësohet gjithashtu se për radion, Myftari ka kërkuar 90 mijë euro nga grupi i dyshuar kriminal. Në listën e personave të punësuar në këtë media përmenden edhe emra nga tregu mediatik, përfshirë një ish-këshilltar të ish-ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa hetimet vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit