Grupi mashtruesve me Call-Centera: Na lironi, kemi fëmije dhe gra shtatzana

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.06.2026, 11:03

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa prej personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti mashtrimi online që operonte përmes Call-Center-ave në kryeqytet. Pavarësisht pretendimeve për rrethana familjare dhe shëndetësore, të pandehurit nuk arritën të bindin gjykatën për zbutjen e masave të sigurisë.

Sipas vendimit të zbardhur, Ledio Toçi kërkoi lirimin duke argumentuar se duhet të kujdesej për fëmijën e tij 2-vjeçar, ndërsa Xhoel Mekolli pretendoi se bashkëjetuesja e tij është shtatzënë dhe ka nevojë për përkujdesje. Mekolli gjithashtu deklaroi se gjendja e tij shëndetësore pas një ndërhyrjeje kirurgjikale e ekspozon ndaj rrezikut të infeksioneve gjatë qëndrimit në burg.

Nga hetimet rezulton se grupi dyshohet se ka mashtruar qindra shtetas të huaj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike. Sipas prokurorisë, personat e përfshirë kishin role të ndryshme në skemë, që nga sigurimi i infrastrukturës teknike dhe administrimi i ambienteve të Call-Center-ave, deri te menaxhimi i fondeve dhe kriptovalutave të përfituara nga aktiviteti i dyshuar mashtrues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit