Himara apo Lana?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.06.2026, 10:46

Pushuesit në Himarë kanë ngritur shqetësimin për ndotjen e ujit në bregdet, ku prej disa ditësh është shfaqur një shtresë llumi që ka krijuar neveri dhe shqetësim tek vizitorët.

Sipas raportimeve të pushuesve, fenomeni vazhdon prej ditësh, ndërsa pamjet e ujit të ndotur kanë ndikuar negativisht në përvojën e pushimeve në zonë. Ata shprehen se gjendja është e pazakontë dhe kërkojnë sqarime nga institucionet përgjegjëse.

Deri më tani nuk dihet shkaku i saktë i ndotjes, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një fenomen natyror apo për ndotje të shkaktuar nga faktorë të tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit