Momente tmerri në aeroportin e Karakasit, tërmetet e fuqishme shkatërrojnë terminalin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.06.2026, 09:45

Aeroporti Ndërkombëtar “Simón Bolívar” në Maiquetía, porta kryesore ajrore e Venezuelës pranë Karakasit, është mbyllur përkohësisht pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin të enjten, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.

Presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez, iu drejtua kombit pasi dy lëkundje sizmike me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballëgoditën Venezuelën brenda pak minutash nga njëra-tjetra.

Tërmetet, të konsideruara ndër më të fuqishmit që kanë prekur vendin në më shumë se një shekull, shkaktuan panik në Karakas dhe në zonat përreth.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë re të dendura pluhuri brenda terminalit të aeroportit, ndërsa pjesë të mureve të dëmtuara shemben. Pasagjerët shihen duke vrapuar drejt daljeve të emergjencës, duke kërkuar strehim dhe duke mbrojtur kokën mes kaosit të krijuar.

Gjatë një deklarate për mediat, presidentja në detyrë Delcy Rodríguez konfirmoi se aeroporti i Maiquetías është mbyllur për shkak të dëmtimeve strukturore të shkaktuara nga tërmeti.

Në videot që qarkullojnë online, pasagjerët shihen të alarmuar teksa terminali lëkundet dhe energjia elektrike ndërpritet herë pas here, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.5 që goditi brigjet pranë Karakasit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit