SORI -al e Nikolin Jakës helmon sërish studentët e Akademisë së Sigurisë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.06.2026, 08:55

Rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Sauk kanë shfaqur mbrëmjen e djeshme simptomat të panjohura helmimi ushqimor, pasi kanë konsumuar ushqimin e furnizuar nga kompania e kateringut SORI-AL e kreut të Dhomës së Tregtisë Nikolin Jakës,. Sipas informacioneve paraprake, kursantët kanë shfaqur të vjella, diarre, temperatura dhe dhimbje koke, ndërsa janë dërguar në grupe për të marrë ndihmë në spital. Gjendja e tire shëndetësore po monitorohet nga përkatëse.

Ky është rasti i dytë dhe kjo që raportohet brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë. Më 7 maj mbetën të helmuar 52 studentë, të cilët kishin konsumuar ushqim të furnizuar nga kjo kompani. Analizat laboratorike të kryera pas ngjarjeve zbuluan se makaronat e shërbimeve ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok, çka ngriti serioze mbi sigurinë e ushqimit dhe standardet e kontrollit.

Pas rastit të parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokoi aktivitetet e kompanive SORI-AL dhe vendosi një gjobë prej 1.5 milionë lekësh për tregtimin e ushqimit të pasigurt dhe shkelje të kushteve higjeno-sanitare. Megjithatë, disa ditë më vonë aktiviteti i kompanisë u zhbllokuan. Ndërkohë, Policia e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë nisur hetimet e zbardhura të shtetit të rastit të ri dhe për të gjithë shoqërinë.

Thelbi i skandalit të dytë është dështimi institucional. Pas rastit të parë, institucionet përgjegjëse nga Akademia e Sigurisë te Ministria e Brendshme dhe AKU u mjaftuan me masa formale, gjoba dhe deklarata publike, pa e ndërprerë realisht rrezikun. Kompania “Sori-Al” vijoi të mbetet furnitore e ushqimit pavarësisht dyshimeve serioze për helmim masiv. Përsëritja e ngjarjes tregon jo thjesht një problem të një operatori privat, por një zinxhir të plotë dështimi mbikëqyrës, ku përgjegjësia institucionale zbehet përballë formaliteteve administrative. Në këtë rast, alarmi nuk është më vetëm për cilësinë e ushqimit, por për mënyrën se si shteti reagon ose nuk reagon kur shëndeti i studentëve vihet në rrezik të përsëritur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit