Posta Shqiptare “fshin” 470 milionë lekë: Hije të forta dyshimi mbi Etjen Xhafajn 

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.06.2026, 20:21

Një tjetër tender me erë të pastër korrupsioni dhe klientelizmi ka mbyllur me sukses procedurat pranë Postës Shqiptare sh.a. Nën drejtimin e administratorit të ri, Etjen Xhafaj, institucioni shtetëror duket se nuk e ka problem të shpërdorojë paratë e taksapaguesve, duke zgjedhur qëllimisht ofertën më të shtrenjtë në tavolinë.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-79524-03-18-2026, me objekt “Shërbimi i mirëmbajtjes së sistemeve të integruara të sigurisë (sisteme CCTV, alarmi, GPS/GPRS, sisteme vëzhgimi auto) dhe platformës së monitorimit të Posta Shqiptare sh.a”.

Shifrat që "bërtasin": Fituesi merr 99% të fondit limit!

Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë procedurë ishte 39,326,900.00 lekë të reja pa TVSH.

Nga dokumentet e siguruara, fitues është shpallur kompania I.S.S (INTEGRATED SMART SOLUTIONS), në pronësi të shtetasit Nertil Lilo, me një ofertë skandaloze prej 38,923,000.00 lekë të reja pa TVSH, e cila bashkë me TVSH-në kap shifrën e çmendur prej rreth 470 milionë lekë të vjetra.

Matematika e një vjedhjeje të hapur: Vlera fituese e shpallur nga Etjen Xhafaj përbën plot 98.97% të fondit limit! Në një garë reale dhe të ndershme, kompanitë ulin çmimet për të fituar. Këtu, oferta fituese është pothuajse identike me tavanin e fondit limit, duke mos kursyer asnjë qindarkë për shtetin.

Skema e manipulimit: Dy kompani "sa për numër", fiton më e shtrenjta

Nëse i futesh studimit të dokumentacionit të këtij tenderi, skema e paracaktimit të fituesit bëhet akoma më e qartë. Në këtë procedurë "të hapur", mbi kufirin e lartë monetar, kanë marrë pjesë vetëm 3 kompani. Por si u zhvillua "gara"?

  • Kompania e parë: Ka hyrë në procedurë thjesht sa për numër, duke mos paraqitur asnjë vlerë ekonomike (0 lekë). Një lëvizje tipike kjo në tenderat shqiptarë për të plotësuar numrin minimal të pjesëmarrësve në letër.
  • Kompania e dytë: Ka paraqitur një ofertë më të ulët ekonomike.
  • Kompania e tretë I.S.S e Nertil Lilos: Ka dhënë ofertën më të lartë, pothuajse sa fondi limit, dhe çuditërisht... është shpallur fituese!

Kur fiton oferta më e lartë dhe skualifikohet apo injorohet ajo më e lira, çdo parim i prokurimeve publike bie në tokë. Kjo dëshmon qartë se kemi të bëjmë me një tender me fitues të paracaktuar në zyrat e Postës Shqiptare.

Pyetjet që rëndojnë mbi Etjen Xhafajn

Kjo procedurë ngre pikëpyetje të mëdha mbi integritetin e kreut të Postës Shqiptare. Pse u zgjodh oferta më e shtrenjtë? Çfarë e shtyu komisionin dhe administratorin të firmosnin për kompaninë e Nertil Lilos?

Publiku ka të drejtë të ngrejë dyshime të forta korruptive: Sa para ka marrë nën dorë Etjen Xhafaj për të shpallur fituese pikërisht kompaninë I.S.S dhe për t'i falur asaj 470 milionë lekë nga paratë publike?

Ky tender mban erë të rëndë pazaresh të fshehta dhe kërkon me urgjencë ndërhyrjen e organeve të kontrollit dhe drejtësisë për të zbardhur deri në fund këtë aferë flagrante.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit