Breshër dhe rrebeshe të forta në Bradashesh, përmbyten rrugët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2026, 17:46

Rrebeshe intensive shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë zonën e Bradasheshit në rrethin e Elbasan, duke krijuar kushte të vështira atmosferike dhe pasoja të menjëhershme në terren.

Sipas pamjeve të mbërritura në redaksinë tonë, stuhia ka pasur intensitet të lartë, me reshje të dendura breshëri që kanë ulur ndjeshëm dukshmërinë dhe kanë shkaktuar vërshime të shpejta uji në rrugë dhe trotuare.

Në disa segmente, uji është grumbulluar brenda pak minutash, duke vështirësuar qarkullimin.

Si pasojë e motit të keq, sipërfaqe të mëdha prodhimi bujqësor janë dëmtuar nga breshëri, duke ngritur shqetësime për humbje ekonomike në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit