Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë disa sjellje të rrezikshme në qarkullim në rrugën që të çon drejt aeroportit Rinasit, duke ngritur shqetësimin për parakalime të shumta në kundërshtim me rregullat e trafikut.
Sipas tij, ndërsa automjetet e tjera presin në radhë për shkak të trafikut të rënduar, disa drejtues kryejnë parakalime të paligjshme, duke krijuar kaos dhe rrezik për aksidente.
“Përshëndetje JOQ, a mban kush përgjegjësi për këto parakalime në rrugën për Rinas? Ne të tjerët presim në radhë e trafik, ndërsa të tjerët futen gjithë në parakalime kundërvajtje,” shprehet qytetari në denoncimin e tij.
Ai kërkon më shumë kontrolle në këtë segment rrugor, i cili shpesh përballet me trafik të rënduar dhe sjellje të papërgjegjshme në qarkullim.