Pamje rrëqethëse nga tërmeti me 32 të vdekur dhe 700 të plagosur në Venezuelë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.06.2026, 10:18

Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë rrëzuan dhjetëra ndërtesa, shkaktuan të paktën 32 viktima dhe plagosën mbi 700 persona, sipas autoriteteve. Ndërkohë, ka nisur një operacion i madh kërkim-shpëtimi.

Dy tërmete të fuqishme goditën Venezuelën, duke shembur shumë ndërtesa dhe duke lënë të paktën 32 të vdekur e 700 të plagosur, në një fatkeqësi që i shtohet krizës së rëndë politike dhe ekonomike që po përjeton vendi.

Njëri prej tërmeteve ishte më i forti që ka goditur Venezuelën në më shumë se një shekull, ndërsa përmasat e plota të dëmeve nuk ishin ende të qarta në orët e para të së enjtes.

Në Caracas, kryeqytetin e Venezuelës, ndërtesat u lëkundën dhe disa u shembën, ndërsa banorët dolën të panikosur në rrugë.

Në disa zona të qytetit pati ndërprerje të energjisë elektrike, duke lënë lagje të tëra në errësirë, ndërsa shërbimet e metrosë dhe trenave u pezulluan. Disa rrugë u përmbytën si pasojë e çarjes së tubacioneve të ujit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit