Reagim për “bllokimin e pallatit” në Lushnje: Investim për sigurinë me lejen e administatorit, jo pengesë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.06.2026, 15:44

Një qytetar nga Lushnja i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një reagim lidhur me shqetësimet e ngritura pak më parë për vendosjen e një porte dhe rregullimin e hapësirës së përbashkët në një pallat në lagjen “Xhevdet Nepravishta”.

Sipas tij, ndërhyrja e bërë në kompleks nuk përbën bllokim të hapësirës, por një investim në funksion të sigurisë dhe mirëqenies së banorëve të pallatit, i cili, sipas tij, është realizuar pa kërkuar asnjë kosto nga komuniteti.

Ai thekson se një nga arsyet kryesore të këtij organizimi është siguria e fëmijëve, të cilët më parë luanin në hapësirat e përbashkëta pranë rrugës ku qarkullojnë automjete, duke krijuar rrezik për incidente të mundshme.

Gjithashtu, qytetari pretendon se më herët zona ka qenë në errësirë të plotë dhe pa ndriçim, duke u kthyer në një ambient të pasigurt gjatë orëve të mbrëmjes, ku sipas tij janë vërejtur edhe sjellje të papërshtatshme dhe konsumim i substancave të ndaluara nga persona të ndryshëm që frekuentonin zonën.

Ai shton se shqetësimet e ngritura nga disa banorë për këtë investim duhet të shoqërohen me një vëmendje më të madhe edhe ndaj higjienës së ambientit të përbashkët, duke përmendur raste të hedhjes së mbeturinave dhe materialeve të papërshtatshme, të cilat sipas tij krijojnë problem serioz si për pamjen ashtu edhe për shëndetin e komunitetit, veçanërisht për fëmijët.

Sipas tij, çdo ndërhyrje e bërë në kompleks është realizuar me miratimin e administratorit të pallatit dhe ka pasur si qëllim përmirësimin e sigurisë dhe rendit në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit