Në çezmet e durrsakëve uji vjen sterrë i zi, Ujësjellësi s’do t’ia dijë për to

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2026, 15:40

Banorët e zonës së bulevardit “Epidamn” në Durrës kanë denoncuar në redaksinë tonë një situatë të rënduar me furnizimin me ujë të pijshëm, duke treguar se prej të paktën tre vitesh uji që del nga çezmat është i zi dhe i papërdorshëm.

Sipas qytetarëve, problemi përsëritet prej kohësh pa ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, ndërsa ata shprehen të shqetësuar për kushtet e jetesës dhe rreziqet e mundshme shëndetësore.

Përveç ujit të ndotur, banorët raportojnë edhe një erë të rëndë në zonë, e cila sipas tyre e bën situatën edhe më të vështirë për t’u përballuar në përditshmëri.

Ata kërkojnë verifikim urgjent të rrjetit të ujësjellësit dhe marrjen e masave për zgjidhjen e problemit që, sipas tyre, vijon prej vitesh.

Mesazhi i qytetarit:

Uji sterre i zi direkt nga cezmja Ka minimumi 3 vjet qe uji na vjen keshtu neper shtepija tona dhe asnji nuk e mer mundimin te bejnë dicka ,po na zen kolerja Do hym edhe ne europ ,pale pale .. Ne durres .më sakte bulevardi epidam

Era e keqe te mbyt fare

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit