Magjia apo rastësia? Deklarata e Nana Kwaku dhe dështimi i Anglisë me Harry Kane

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2026, 11:28

Para sfidës mes Ganës dhe Anglisë, një deklaratë e pazakontë nga Nana Kwaku Bonsam, një figurë e njohur e magjive dhe praktikave tradicionale në Gana, ka tërhequr vëmendjen e mediave në mbarë botën.

Ai tregoi se ka ndërhyrë në mënyrë “shpirtërore” për të ndikuar në performancën e sulmuesit anglez Harry Kane, duke thënë se po punonte mbi të dhe se e dinte saktësisht çfarë duhej bërë për ta ndalur pa i shkaktuar lëndim serioz, por mjaftueshëm për të ndikuar në lojën e tij dhe për të ndihmuar ekipin e tij.

Deklarata e tij u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe u bë temë diskutimi përpara ndeshjes, duke ngjallur kuriozitet dhe reagime të shumta.

Në fushë magjia e tij duket se pati rezuktat pasi Harry Kane nuk arriti të kishte ndikimin e zakonshëm, u mbajt larg rasteve të rrezikshme për shënim dhe nuk krijoi shumë mundësi të pastra, ndërsa në rastin më të mirë gjuajtja e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Këto zhvillime bënë që disa tifozë ta lidhnin performancën e tij me deklaratat e mëparshme të magjistarit Nana Kwaku, ndërsa të tjerë e panë thjesht si rastësi sportive.

Ky rast është kthyer në një nga temat më të komentuara të ditës së sotme duke shtuar edhe më shumë debat rreth Botërorit, i cili vazhdon të sjellë histori të pazakonta që bashkojnë sportin, besimet dhe emocionet e tifozëve në mbarë botën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit