Aksident i rëndë në Durrës: Makina përfundon kokëposhtë në kanal

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.06.2026, 19:03

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në zonën e Ish-Kënetës në Durrës, konkretisht në rrugën “Azem Hajdari”, duke lënë një person të plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat dyshohet se po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara. Në përpjekje e sipër për të shmangur një përplasje të fortë frontale, njëri prej drejtuesve ka tentuar të devijojë mjetin. Pavarësisht manovrës, makinat janë përplasur dhe si pasojë, njëri nga automjetet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.

Gjendja e të plagosurit: Si pasojë e përplasjes dhe rënies në kanal, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit që doli nga rruga. Ai është nxjerrë me shpejtësi dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor. Efektivët po kryejnë ekspertizën e skenës së aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjërore të të dy shoferëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit