Tragjedi në Durrës: Mbytet në det një 50-vjeçar

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.06.2026, 18:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në plazhin e Durrësit, ku një person ka humbur jetën pasi është mbytur në det.

Sipas të dhënave të para nga terreni, viktima është një shtetas i moshës 50-vjeçare. Pushuesit e tjerë dhe rojet bregdetare kanë ndërhyrë me shpejtësi duke e nxjerrë nga uji, por fatkeqësisht 50-vjeçari ka qenë pa shenja jete.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e plotë të viktimës dhe zbardhjen e shkaqeve të sakta të kësaj tragjedie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit