Motoskafi i rrezikon jetën turistes në Sarandë: I afrohet dhe e përplas drejt shkëmbinjve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.06.2026, 16:58

Një turiste e cila ka ardhur për pushime në Sarandë është përballur me një incident të rrezikshëm ditën e sotme te Plazhi i Pasqyrave.

Ajo ka treguar se për shkak të motoskafeve dhe mjeteve motorike që i afrohen shumë pranë vijës së plazhit, ajo ka mbetur e plagosur rëndë.

Ndërsa po bënte snorkeling (zhytje në ujë), pa vënë re një motoskaf që po afrohej, valët e forta të krijuara prej tij e kanë shtyrë turisten drejt shkëmbinjve të një shkëmbi koralor në det të hapur.

Turistja shprehet se situata ka qenë shumë e rrezikshme dhe mund të kishte përfunduar me pasoja fatale. Por për fat të mirë ajo ka pësuar vetëm dëmtime të lehta, me gërvishtje në këmbë dhe krah.

Ajo apelon për rritje të kontrollit dhe sigurisë në zonat turistike bregdetare, për të shmangur raste të ngjashme.

Mesazhi i turistes:

Përshëndetje. Motoskafet i afrohen plazheve pranë Sarandës dhe Plazhit të Pasqyrave, si edhe plazheve të tjera. Ndërsa ato më të voglat nuk krijojnë valë të mëdha, më të mëdhatë shkaktojnë valë shumë të forta. Ndërsa po bëja snorkeling me kokë të zhytur, nuk e pashë motoskafin dhe valët e tij filluan të më shtynin drejt shkëmbinjve të një shkëmbi koralor në det të hapur. Mund të kisha humbur jetën, por fatmirësisht pësova vetëm gërvishtje dhe plagë në këmbë dhe në krah.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit