Aksident i rëndë te Pallati me Shigjeta, makina përplas çiklistin në vijat e bardha

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.06.2026, 15:53

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, te Pallati me Shigjeta.

Një burrë që po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një makinë kur po kalonte te vizat e bardha.

Si pasojë e aksidentit, qytetari ka mbetur i plagosur rëndë, kryesisht në kokë dhe është transportuar me ambulancë për në spital.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit