Shqiptari i diasporës blen ujë për protestuesit në Tiranë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.06.2026, 15:52

Një gjest i thjeshtë, por me një mesazh të madh solidariteti, ka ardhur nga një shqiptar i diasporës, i cili, edhe pse jeton larg vendlindjes, ka zgjedhur të kontribuojë për qytetarët që janë mbledhur në Tiranë për të protestuar kundër asaj që ata e konsiderojnë politikën e vjetër.

Me paratë e tij personale, ai ka blerë ujë për protestuesit, duke treguar se lidhja me Shqipërinë nuk matet me kilometrat që na ndajnë, por me dëshirën për të qenë pranë njerëzve në momentet që ata e shohin të rëndësishëm.

Në një kohë kur shumë shqiptarë jashtë vendit vazhdojnë të mbajnë gjallë lidhjet me atdheun, ky veprim vjen si një shenjë mbështetjeje dhe një shembull i solidaritetit qytetar. Një shishe ujë mund të duket një gjest i vogël, por kur bëhet me zemër, ajo merr një kuptim shumë më të madh.

Shqiptarët e diasporës kanë treguar vazhdimisht se pavarësisht distancës, zemra e tyre vazhdon të rrahë për Shqipërinë duke mos e lënë në baltë as në këto ditë të vështira. Qytetari që e ka dërguar pranë redaksisë sonë shprehet se zotëria nuk ka dashur të bëhet publik por gjesti i tij i vogël ngrohu shumë zemra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit