Banorë të zonës së Nikaj-Mërturit në Tropojë kanë ngritur shqetësime lidhur me ndërhyrje që po kryhen në shtratin e lumit, ku sipas tyre janë vërejtur punime me mjete të rënda dhe lëvizje të vazhdueshme në terren.
Sipas informacioneve të siguruara nga banorët, ekzistojnë dyshime se punimet lidhen me ndërtimin e pritave apo infrastrukturës për hidrocentrale, megjithëse nuk ka ende informacion zyrtar mbi natyrën e projektit apo lejet përkatëse.
Qytetarët shprehen të shqetësuar për ndikimin që këto ndërhyrje mund të kenë në ekosistemin e zonës, në natyrën e virgjër të Nikaj-Mërturit, si dhe në zhvillimin e turizmit dhe bujtinave që janë mbështetur vitet e fundit te resurset natyrore të krahinës.
Sipas denoncuesve, mungon transparenca institucionale për këto punime. Ata pretendojnë se as kryeplaku i zonës dhe as administrata lokale nuk kanë informacion mbi aktivitetet që po zhvillohen. Po ashtu, banorët thonë se përpjekjet për të marrë sqarime nga Bashkia Tropojë nuk kanë marrë përgjigje.
Banorët kërkojnë verifikim nga institucionet përgjegjëse dhe transparencë të plotë mbi projektet që po zbatohen në zonë, për të garantuar respektimin e legjislacionit mjedisor dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të Nikaj-Mërturit.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje, Po ju shkruaj si qytetar për të raportuar një shqetësim serioz në zonën e Nikaj-Mërturit (Tropojë). Aktualisht po vërehen ndërhyrje në shtratin e lumit dhe punime me mjete të rënda, të cilat sipas informacionit lokal mund të jenë të lidhura me ndërtim/prita per hece
Kjo po krijon shqetësim për dëmtim të natyrës, ekosistemit dhe zhvillimit të bujtinave/turizmit a ё janë mbështetur ne këtë zonë. Ju lutem kërkoj verifikim dhe ndërhyrje institucionale nëse këto aktivitete nuk janë në përputhje me projektet mjedisore dhe lejet përkatëse.
Asht gjdo gje private me lidhje me bashkin besoj. Por jan duke i ber ne menyr te fsheht sepse as kryeplaku nuk ka informacjon as administratori i komunes Bashkia nuk kthen pergjigje