Kush fshihet pas ABI Bank që do ndërtojë në Zvërnec

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.06.2026, 12:39

Në mes të debateve dhe protestave që prej javësh po zhvillohen për projektin turistik në zonën e Zvërnecit, dokumente publike kanë zbuluar një proces që ka kaluar thuajse pa vëmendje! Transferimin e sipërfaqeve të konsiderueshme toke nga pronarë privatë te bankat dhe më pas në struktura investimi të krijuara prej tyre.

Sipas të dhënave të publikuara në Open Data, një prej subjekteve që rezulton e përfshirë është ABI Bank, e cila, përmes fondeve të investimit dhe shoqërive komandite, raportohet se kontrollon sipërfaqe të mëdha toke në jug të vendit, kryesisht në zonat e Poros dhe Zvërnecit në Vlorë.

Dokumentet tregojnë se këto prona nuk janë blerë drejtpërdrejt nga bankat për qëllime investimi, por janë pasuri të riposeduara pas mosshlyerjes së kredive nga debitorët. Në praktikë, tokat kanë kaluar fillimisht si kolateral për kredi bankare, më pas janë sekuestruar nga bankat dhe në fund janë transferuar në struktura investimi të krijuara prej tyre. Sipas të njëjtave dokumente, ABI Bank me CEO Andi Ballta rezulton të zotërojë 97.03% të një prej këtyre fondeve të investimit. Kapitali i deklaruar arrin në rreth 1.033 miliardë lekë, ose mbi 10.5 milionë euro.

Ky kapital përbëhet nga 10 milionë lekë në para dhe dy prona të kategorive “pyll” dhe “livadh”, me sipërfaqe totale 321 mijë metra katrorë, ose 32.1 hektarë, të vendosura në zonën e Poros. Sipas vlerësimeve të dokumentuara, tokat janë çmuar me 32.28 euro për metër katror, duke e çuar vlerën totale në rreth 10.4 milionë euro.

Në total, dokumentacioni publik sugjeron se në këto struktura investimi janë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke në zonën e Poros dhe Zvërnecit, që më parë kanë qenë pjesë e kolateralit bankar dhe më pas janë futur në skema investimi të lidhura me zhvillimin e ardhshëm të zonës.

Në qendër të një prej historive më të diskutueshme të financave në Shqipëri është emri i ish-kamarierit Andi Ballta. Historia nis në SHBA, ku raportohet se ka punuar si kamarier, pa kapital të deklaruar dhe pa një histori të mëparshme biznesi apo investimesh. Më pas, pa një tranzicion të qartë publik të aktivitetit të tij financiar, Ballta blen dy banka me vlerë 143 MILIONË €, ABI Bank dhe më pas edhe NBG Bank.

Çuditërisht pronarët e tjerë të tokave në Zvërnec, Artur Shehu, dhe emra të tjerë që pretendojnë se zotërojnë tokën po hetohen me imtësi nga SPAK, ndërsa Balltës nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Kjo pjesë e dosjes po mbetet e paprekur nga institucionet hetimore... Kujt i trembet Altin Dumani në dosjen hetimore të pronarëve të Zvërnecit? Kush po e kërcënon prokurorin e SPAK të bëjë një sy qorr në një ndër skemat më të mëdha të hajdutërisë publike?!

Kush qëndron pas figurës së Balltës dhe transaksioneve të dyshimta bankare në Shqipëri që çuan në përvetësimin e tokave në Zvërnec?! Çdo informacion që na ndihmon në çuarjen para të investigimit të një prej historive më të errëta të transaksioneve të pronave në Shqipëri, është i mirëpritur!

Nëse ABI i Rilindjes beson se shkrimet në JOQ Albania fshihen me para, le të kërkojë një konsultë te Erion Veliaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit