Çmenduria në Durrës: Skrepi punon në katin e tetë, gurët mund të bien në kokat e kalimtarëve

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.06.2026, 21:06

Një denoncim i shoqëruar me pamje ka mbërritur në redaksinë tonë nga banorët e Lagjes nr. 5 në Durrës, të cilët shprehin shqetësimin e tyre për mënyrën se si po vijohet me shembjen e një pallati të dëmtuar nga tërmeti.

Siç shihet në pamjet e dërguara, një ekskavator është ngjitur në tarracën e objektit disakatesh dhe po kryen rrënimin e strukturës nga lart-poshtë. Ndonëse në bazën e kantierit është vendosur një rrethim metalik dhe tabela zyrtare e Bashkisë Durrës, banorët dëshmojnë se ky rrethim është i pamjaftueshëm për të garantuar sigurinë e plotë të zonës për rreth.

Problemi kryesor i ngritur nga qytetarët ka të bëjë me mungesën e rrjetave të sigurisë ose skelave mbrojtëse në lartësi. Për shkak të forcës së goditjeve të skrepit në katet e larta, pjesë inertesh dhe gurë arrijnë të fluturojnë përtej rrethimit të poshtëm, duke rënë në rrugën ngushtë ku kalojnë makinat dhe këmbësorët.

Banorët kërkojnë që firma zbatuese dhe autoritetet monitoruese të marrin masa shtesë për izolimin e plotë të fasadës gjatë kohës që punohet në lartësi, në mënyrë që asnjë pjesë betoni të mos përfundojë jashtë kantierit duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

"Përshëndetje! Jam një qytetar nga Durrësi, banor i lagjes nr. 5, pranë një pallati që ka filluar shembjen nga dëmtimet e tërmetit. Doja të ankohesha për perimetrin e sigurisë së pallatit, sepse po e shembin me skrep dhe nuk kanë vendosur asnjë masë mbrojtëse rreth tij. Bien gurë nga lart dhe ndihemi të rrezikuar. Po ju dërgoj edhe videot. Faleminderit!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit