Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një i ri shqiptar që jeton në Hamburg të Gjermanisë.
Ai tregon se është ndarë prej disa muajsh nga e fejuara dhe se ende nuk e ka kapërcyer ndarjen. Për këtë arsye, ai kërkon ndihmën e personave që pretendojnë se merren me "bashkime çiftesh", fall apo praktika të ngjashme, duke u shprehur se është i gatshëm të paguajë një shumë të konsiderueshme parash nëse dikush mund ta ndihmojë të rikthehet me partneren.
Mesazhi i tij thotë:
"Përshëndetje si jeni, jam një djalë, jetoj në Hamburg të Gjermanisë dhe po e postoj këtë sepse jam ndarë nga e fejuara, po bëhen disa muaj dhe kërkoj ndonjë person që merret me bashkime çiftesh, që i bëjnë me ato mënyrat e veta për t'u rikthyer përsëri së bashku. Nëse është ndonjëra që e bën këtë, unë paguaj një shumë të madhe parash. Ju lutem komentoni dhe unë do t'i shoh komentet dhe ju shkruaj vetë. Faleminderit."
Ndërkohë, është e rëndësishme të sqarohet se nuk ekzistojnë prova shkencore që fallxhorët, magjitë apo personat që pretendojnë se bëjnë "bashkime çiftesh" kanë aftësinë të ndikojnë realisht në rikthimin e një marrëdhënieje. Ekspertët e konsiderojnë këtë kategori pretendimesh si të pabazuara shkencërisht dhe shpeshherë si mënyra për të përfituar financiarisht nga persona që po kalojnë periudha të vështira emocionale.
Megjithatë, kërkesa e të riut mbetet publike dhe ne po e ndajmë me ndjekësit tanë më shumë si një kuriozitet dhe për diskutim. Nëse dikush pretendon se mund ta ndihmojë, kontakti dhe çdo marrëveshje eventuale mbetet tërësisht përgjegjësi e palëve.