“Bosi” sfidon rregullat, ecën me drita fikur në mes të natës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.06.2026, 19:11

Një shqetësim ka mbërritur në redaksinë tonë nga një qytetar, i cili ka filmuar një automjet që lëvizte në autostradën Golem–Durrës në mes të natës, rreth orës 23:30, pa asnjë dritë të pasme të ndezur.

Pamjet tregojnë një sjellje sa të papërgjegjshme, aq edhe të rrezikshme, ku drejtuesi i mjetit duket sikur rregullat e qarkullimit vlejnë për të gjithë të tjerët, por jo për të.

Nuk dihet nëse "bosi" i rrugës kishte harruar të ndizte dritat, kishte një defekt në mjet apo thjesht mendonte se autostrada ishte pista e tij private. Ajo që dihet me siguri është se një mjet i padukshëm në errësirë mund të kthehet në shkak për një aksident të rëndë.

Qytetarët kërkojnë më shumë kujdes dhe ndërgjegjësim nga drejtuesit e mjeteve, pasi një pakujdesi e tillë mund t’i kushtojë shtrenjtë jo vetëm atij që e bën, por edhe familjeve të tjera që udhëtojnë në rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit