I riu çon shishe me ujë te protestuesit e ngujuar para Kryeministrisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.06.2026, 19:04

Teksa protesta qytetare hyn sot në ditën e 23-të, një moment i veçantë solidariteti është regjistruar para godinës së Kryeministrisë, ku prej dy ditësh disa qytetarë kanë zgjedhur të qëndrojnë të ngujuar në shenjë proteste.

Në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, shihet një i ri që u dërgon disa shishe me ujë protestuesve që po qëndrojnë përpara institucionit kryesor të qeverisë.

Edhe pse një gjest i thjeshtë, ai është pritur me vlerësim nga të pranishmit, duke u kthyer në një simbol të mbështetjes dhe solidaritetit mes qytetarëve që marrin pjesë në protestë.

Nismëtarët e ngujimit kanë deklaruar se do të vijojnë qëndrimin e tyre përpara Kryeministrisë, ndërsa protesta kundër klasës politike që ka qeverisur vendin gjatë 35 viteve të fundit hyn në javën e katërt. Ata kërkojnë ndryshime politike, më shumë llogaridhënie nga institucionet dhe adresimin e problematikave që, sipas tyre, kanë detyruar shumë të rinj të largohen nga vendi.

Mes thirrjeve, pankartave dhe marshimeve të përditshme, momente të tilla tregojnë edhe një anë tjetër të protestës: mbështetjen njerëzore dhe solidaritetin mes qytetarëve që ndajnë të njëjtin qëndrim dhe të njëjtën kauzë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit