“E deshi shumë Shqipërinë”, ky është kosovari që vdiq në aksident në Lezhë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.06.2026, 16:01

Shtetasi kosovar, Kadri Behluli vdiq tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në aksin Lezhë-Milot.

Nga përplasja me një kamion, të lënduar kanë mbetur edhe djali dhe motra e tij, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm në spital.

Për vdekjen e 54-vjeçarit kanë reaguar edhe familjarët, të cilët thanë se i ndjeri e deshi shumë Shqipërinë.

“Atë tokë, me të gjitha problemet dhe vështirësitë e tij, ai e deshi me gjithë zemër e deshi Kosovën ashtu siç deshi edhe Shqipërinë. Një patriot me shpirt të pastër”, thuhet në reagimin e familjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit