Dyshohet se e zuri rryma, QKUK jep detaje për vdekjen e 50-vjeçarit nga Negroci

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2026, 14:31

Bedri Krasniqi, 50 vjeç, nga fshati Negroc i Drenasit, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma elektrike.

Vdekja e tij është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, nga e cila bëjnë të ditur se, pavarësisht përpjekjeve dhe trajtimit intensiv të ekipit mjekësor, pacienti nuk ka arritur t’i mbijetojë gjendjes së rëndë klinike.

“Pacienti B. K., mashkull, rreth 50 vjeç, nga Drenasi, është paraqitur në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Menjëherë pas pranimit, ekipi mjekësor ka ndërmarrë të gjitha masat dhe procedurat e nevojshme diagnostike dhe terapeutike, në përputhje me protokollet mjekësore në fuqi.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe trajtimit intensiv nga ana e stafit të Qendrës Emergjente, pacienti nuk ka arritur t’i mbijetojë gjendjes së rëndë klinike dhe është konstatuar vdekja e tij”, deklaroi zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit