Klinika e Onkologjisë: Mungojnë ilaçet esenciale për pacientë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.06.2026, 23:45

Hallin e vetëm do të duhej ta kishin trajtimin dhe shëndetin. Por, jo edhe mungesën e terapive onkologjike.

Para se pacientët më sëmundje malinje në Klinikën e Onkologjisë ta marrin kimioterapinë, fillimisht përcjellësit e tyre detyrohen t’i blejnë ilaçet jetike, sikurse, Dexorubicinën.

Në bazë të përgjigjes së QKUK-së, ky bari vështirë që do të sigurohet shpejt.

“Ju njoftojmë se preparati Doxorubicin aktualisht nuk është në dispozicion, pasi bëhet fjalë për një produkt që nuk posedon autorizim marketingu”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të QKUK-së.

Ndërkohë familjarët kërkojnë nga shteti që së paku pacientët onkologjikë mos ta kenë edhe këtë barrë financiare e stresuese për sigurimin e terapisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit