Aksident me vdekje në Fushë-Krujë–Laç, humb jetën motoristi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.06.2026, 14:00

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në aksin e vjetër rrugor Fushë-Krujë–Laç, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës, Gjin Kola, banor i zonës, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit, Luljan Vena, 24 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fushë-Krujë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe shkaqeve të tij, ku paraprakisht dyshohet pakujdesi në drejtim, në pritje edhe të ekspertizës auto-teknike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit