Në plazhin e Potamit në Himarë është vërejtur një ndotje alarmante e bregut të detit, e cila sipas pamjeve të siguruara nga JOQ Albania ngre shqetësime serioze për sigurinë e pushuesve.
Mesditën e kësaj të diele, vizitorët që ndodheshin në plazh janë përballur me një pamje të pakëndshme, ku uji dhe bregu i detit rezultojnë të ndotur dhe të papërshtatshëm për larje. Për pasojë, shumë pushues kanë shmangur hyrjen në det për shkak të gjendjes së ujit.
Banorë dhe vizitorë theksojnë se kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë raportohet ndotje e tillë, ndërsa shqetësimet e ngritura më herët duket se nuk kanë marrë ende zgjidhje nga institucionet përgjegjëse.