Një qytetare ka ngritur një ankesë lidhur me mënyrën e vendosjes së gjobave për parkimin në lagjen “Myslym Shyr”, duke treguar se masa ndëshkuese nuk është zbatuar në mënyrë të njëtrajtshme.
Ajo ka treguar se ditën e sotme automjeti i saj është gjobitur për parkimin poshtë një pallati, ndërsa rreth tetë automjete të tjera të parkuara në të njëjtin vend nuk janë ndëshkuar. Ajo thekson se gjoba i është vendosur edhe pse ka tabelën e banorit rezident, ndryshe nga disa prej këtyre automjeteve nuk kishin gjobitur.
Qytetarja e konsideron situatën si trajtim të padrejtë dhe mungesë të barazisë në zbatimin e rregullave të parkimit.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje joq! Kjo eshte drejtesia ne shqiperi, te parkosh posht pallatit dite te diele, bashke me rezident te xhami dhe asnje banor tjeter nuk gjobitet kur nga 8 makina vetem makina ime eshte gjobitur. Gjoba eshte thare nga dielli dhe nuk lexohet mire, por realiteti shqiptar eshte i tmerrshem. Madje keto makinat e tjera as rezidentin nuk e kane ne xham. Turp ndodhem ne nje lagje myslym shyr