Identifikohet viktima e aksidentit në Lushnje: U përplas nga dy makina njëra pas tjetrës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.06.2026, 09:36

Është identifikuar viktima e aksidentit tragjik të ndodhur mesnatën e së shtunës në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë.

Viktima është Taulant Veliu, 37 vjeç, banues në fshatin Grabjan, njësia administrative Grabjan, bashkia Divjakë. Sipas informacioneve paraprake, ai po lëvizte me biçikletë kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Benz” në afërsi të urës mbi lumin Shkumbin.

Policia e Lushnjës ka bërë me dije se drejtuesi i automjetit të parë, shtetasi B.M., 41 vjeç, është shoqëruar për veprime procedurale.

Sipas hetimeve paraprake, pas goditjes fillestare, 37-vjeçari është përplasur edhe nga një automjet i dytë, i drejtuar nga F.M., 39 vjeç, i cili po lëvizte pas mjetit të parë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit