Tensione janë shënuar para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit që kishin kaluar natën në shesh u përballën me thirrjet e Policisë së Shtetit për të liruar zonën dhe për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.
Përmes megafonit, efektivët e policisë u bënë thirrje protestuesve të shpërndahen dhe të zhbllokojnë rrugën, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërmerren masa në përputhje me ligjin në fuqi. Autoritetet theksuan nevojën për rivendosjen e rendit dhe normalizimin e trafikut në zonë.
Ndërkohë, protestuesit iu përgjigjën thirrjeve të policisë duke brohoritur në kor sloganin “Rama, jep dorëheqjen”, ndërsa vijojnë qëndrimin e tyre përpara Kryeministrisë, duke theksuar vendosmërinë për të vazhduar protestën.