Një video e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale ka prekur shumë qytetarë, ku protagonist është një djalë i vogël që shpreh emocionet e tij për protestat dhe situatën aktuale në vend. Në pamje, ai shihet i përlotur teksa flet me ndjenjë për atë që po ndodh në Shqipëri.
Vogëlushi thotë se, ndonëse është ende i mitur, e kupton situatën dhe shpreson për një të ardhme më të mirë për vendin ku ka lindur. Ai shprehet i emocionuar që sheh njerëzit të bashkuar dhe e konsideron këtë si një moment shprese dhe ndryshimi për shoqërinë.
Në mesazhin e tij, ai vlerëson gjithashtu solidaritetin e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, duke theksuar rëndësinë e bashkimit për të përballuar vështirësitë. Sipas tij, kur njerëzit qëndrojnë së bashku dhe nuk dorëzohen, mund të arrihen ndryshime pozitive për të ardhmen.