Del fotoja e të moshuarit që u bë për spital nga kunati i Luiz Ejllit

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 21.06.2026, 01:17

Ky është Agim Zyberli, 67 vjeç, një roje kantieri që shkoi në punë dhe përfundoi në spital pasi, sipas materialeve procedurale, u dhunua nga princi i vogël i familjes, kunati i Mbretit Luiz Ejlli, bashkë me shokët e tij.

Ndërkohë që vëmendja u përqendrua te prania e Mbretit Luiz Ejlli në komisariat dhe te kujdesi i treguar për princin e vogël të familjes, askush nuk po flet për njeriun që përfundoi i gjakosur në spital.

Sipas materialeve procedurale, për ngjarjen janë marrë deklarimet e shtetasve të mitur R.T., 15 vjeç, dhe R.D., 14 vjeç. Gjithashtu, sipas deklarimeve të tyre, në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe Xh.S., 14 vjeç, dhe K.D., 15 vjeç. Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim”.

Të kujdesesh për një familjar është krejt normale. Por të përpiqesh të fshehësh një ngjarje, ta minimizosh atë apo të krijosh përshtypjen se dikush mund t’ia hedhë pa marrë ndëshkimin që i takon vetëm për shkak të lidhjeve familjare, është një histori krejt tjetër.

I urojmë shëndet zotërisë dhe një rikuperim sa më të shpejtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit